Jonai
2 Atëherë, nga barku i peshkut, Jonai iu lut Jehovait, Perëndisë së tij+ 2 dhe tha:
«Në ankthin tim i thirra Jehovait, dhe ai m’u përgjigj.+
Gjithë dallgët e tua të fuqishme më pushtuan.+
4 Unë thashë: ‘Larg syve të tu më ke flakur.
A do ta shoh vallë sërish tempullin tënd të shenjtë?’
5 Ujërat më përpinë për vdekje,*+
të thellat ujëra më mbështollën,
leshterikët m’u përdrodhën rreth kokës.
6 U fundosa deri në themelet e maleve.
Toka i mbylli shulat e saj pas meje përgjithnjë.
Por ti, o Jehova, Perëndia im, nga gropa më nxore gjallë.+
7 Kur shpirti* po më tretej, ty të kujtova, o Jehova.+
Atëherë lutja ime mbërriti te ti, në tempullin tënd të shenjtë.+
8 Kush u përkushtohet idhujve të kotë, e harron burimin e dashurisë besnike.*
9 Kurse unë, me shprehje falënderimi do të të bëj flijime.
Zotimin që kam marrë, do ta mbaj.+
Shpëtimi vjen nga Jehovai.»+
10 S’kaloi shumë dhe Jehovai e urdhëroi peshkun që ta villte Jonain në tokë të thatë, e kështu ndodhi.