Sipas Markut
16 Kështu, kur mbaroi Sabati,+ Maria-Magdalena me Marinë,+ nënën e Jakovit, dhe me Salomën blenë aromatikë* që të shkonin e të lyenin trupin e Jezuit.+ 2 Ditën e parë të javës, ato vajtën te varri* shumë herët, kur kishte dalë dielli,+ 3 dhe i thoshin njëra-tjetrës: «Kush do të na e rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?» 4 Por, kur ngritën sytë, panë që guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.+ 5 Kur hynë në varr, panë një të ri me një veshje të gjatë të bardhë, të ulur në anën e djathtë, dhe shtangën nga habia. 6 Ai u tha: «Mos u habitni.+ Ju po kërkoni Jezuin, nazareasin, që u ekzekutua në shtyllë. Ai u ringjall;*+ nuk është këtu. Ja vendi ku e vunë.+ 7 Tani shkoni, tregojuni dishepujve të tij dhe Pjetrit: ‘Ai po shkon përpara jush në Galile.+ Atje do ta shihni, ashtu siç ju tha.’»+ 8 Kështu ato dolën dhe u larguan me të shpejtë nga varri, të mahnitura e duke u dridhur nga frika. Dhe nuk i thanë gjë askujt, sepse ishin të frikësuara.*+