Zbulesa e Gjonit
13 Ai* u ndal mbi rërën e detit.
Kurse unë pashë një bishë+ të dilte nga deti,+ me dhjetë brirë dhe shtatë kokë. Në brirët e saj kishte dhjetë diadema,* kurse mbi kokat e saj kishte emra blasfemues.* 2 Pashë që bisha ishte si leopard, kurse këmbët i kishte si të ariut, dhe gojën si të luanit. Dragoi+ i dha bishës fuqinë dhe fronin e tij, si dhe autoritet të madh.+
3 Pashë se një nga kokat e saj dukej e plagosur për vdekje, por plaga vdekjeprurëse u shërua,+ dhe mbarë toka e ndoqi bishën me admirim. 4 Njerëzit adhuruan dragoin, sepse i dha autoritetin bishës. Adhuruan edhe bishën me fjalët: «E kush është si bisha dhe kush mund të luftojë me të?» 5 Asaj i ishte dhënë një gojë që thoshte gjëra të mëdha e blasfemi. I ishte dhënë edhe autoritet për të vepruar për 42 muaj.+ 6 Ajo e hapi gojën që të blasfemonte+ kundër Perëndisë, kundër emrit të tij dhe vendbanimit të tij, qiellit, si dhe kundër atyre që banojnë atje.+ 7 Asaj iu lejua të luftonte me të shenjtët e t’i mundte.+ Gjithashtu iu dha autoritet mbi çdo fis, popull, gjuhë dhe komb. 8 Ata që banojnë në tokë, do ta adhurojnë. Që nga themelimi i botës, emri i asnjërit prej tyre nuk është shkruar në rrotullën e jetës+ të Qengjit që u ther.+
9 Kush ka veshë, le të dëgjojë.+ 10 Kush të jetë për robëri, do të ikë në robëri. Kush vret me shpatë,* do të vritet me shpatë.+ Kjo kërkon që të shenjtët+ të tregojnë qëndrueshmëri+ dhe besim.+
11 Pastaj pashë një bishë tjetër që doli nga toka, e cila kishte dy brirë si brirë qengji, mirëpo nisi të fliste si dragua.+ 12 Ajo ushtron gjithë autoritetin e bishës së parë+ në prani të saj, dhe e bën tokën e banorët e saj të adhurojnë bishën e parë, plaga vdekjeprurëse e së cilës ishte shëruar.+ 13 Ajo kryen shenja të mëdha, aq sa bën të zbresë edhe zjarr nga qielli në tokë, në sy të njerëzve.
14 Me shenjat që iu lejuan të kryente në prani të bishës, ajo i mashtron ata që banojnë në tokë, ndërsa u thotë që t’i bëjnë një shëmbëlltyrë+ bishës, e cila kishte plagën e shpatës, por e mori veten sërish.+ 15 Asaj iu lejua t’i jepte frymë shëmbëlltyrës së bishës, që ajo të fliste dhe të bënte të vriteshin të gjithë ata që refuzonin të adhuronin shëmbëlltyrën e bishës.
16 Ajo i detyron të gjithë njerëzit, të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër, që të marrin një damkë në dorën e djathtë ose në ballë,+ 17 e kështu askush të mos blejë ose të shesë, përveç atij që ka damkën, emrin+ e bishës ose numrin e emrit të saj.+ 18 Këtu kërkohet mençuri: kush ka gjykim të thellë, le të llogaritë numrin e bishës, sepse është një numër njerëzor,* dhe numri i saj është 666.+