Libri i parë i Kronikave
25 Përveç kësaj, Davidi dhe krerët e grupeve të shërbimit ndanë disa prej bijve të Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit,+ që të shërbenin duke profetizuar me harpa, me instrumente me tela+ dhe me cimbale.+ Lista e burrave të ngarkuar për këtë shërbim ishte: 2 nga bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netaniahu dhe Asarelahu, bijtë e Asafit nën drejtimin e Asafit, i cili profetizonte nën drejtimin e mbretit. 3 Nga Jeduthuni:+ bijtë e Jeduthunit, Gedaliahu, Zeri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matitiahu,+ gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre, Jeduthunit që profetizonte me harpë duke falënderuar e duke lëvduar Jehovain.+ 4 Nga Hemani:+ bijtë e Hemanit, Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimoti, Hananiahu, Hanani, Eliatahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Maloti, Hotiri dhe Mahazioti. 5 Të gjithë këta ishin bij të Hemanit, vegimtarit* të mbretit për çështjet që i përkitnin Perëndisë së vërtetë, për lavdi të tij.* Kështu Perëndia i vërtetë i dha Hemanit 14 djem e 3 vajza. 6 Të gjithë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre që të këndonin në shtëpinë e Jehovait me cimbale, me instrumente me tela dhe me harpa.+ Ky ishte shërbimi i tyre në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.
Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën drejtimin e mbretit.
7 Numri i tyre dhe i vëllezërve të tyre të stërvitur për t’i kënduar Jehovait, të gjithë mjeshtra, ishte 288 veta. 8 Kështu hodhën short+ për detyrat e tyre, si i vogli, ashtu dhe i madhi, si mjeshtri, ashtu dhe fillestari.
9 Shorti i 1-rë i takonte Asafit për Jozefin,+ i 2-ti për Gedaliahun+ (ai me vëllezërit dhe bijtë e tij ishin 12 veta); 10 i 3-ti për Zakurin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 11 i 4-ti për Izrin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 12 i 5-ti për Netaniahun,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 13 i 6-ti për Bukiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 14 i 7-ti për Jesharelahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 15 i 8-ti për Jeshajahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 16 i 9-ti për Mataniahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 17 i 10-ti për Shimein, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 18 i 11-ti për Azarelin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 19 i 12-ti për Hashabiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 20 i 13-ti për Shubaelin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 21 i 14-ti për Matitiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 22 i 15-ti për Jeremotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 23 i 16-ti për Hananiahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 24 i 17-ti për Joshbekashahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 25 i 18-ti për Hananin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 26 i 19-ti për Malotin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 27 i 20-ti për Eliatahun, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 28 i 21-ti për Hotirin, me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 29 i 22-ti për Gidaltin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 30 i 23-ti për Mahaziotin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta; 31 i 24-ti për Romamt-Ezerin,+ me bijtë dhe vëllezërit e tij, 12 veta.