Kënga e Solomonit
8 Ah, sikur të ishe si një nga vëllezërit e mi,
që nëna ime mëndi!
Po të të gjeja jashtë, do të të puthja,+
dhe askush nuk do të më përbuzte.
Verë aromatike e lëng të freskët shege
do të të jepja të pije.
4 O bija të Jerusalemit, m’u betoni
se nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+
5 «Kush është kjo që vjen nga shkretëtira,
mbështetur tek i shtrenjti i saj?»
«Nën pemën e mollës të zgjova,
atje ku nëna jote dhembjet e lindjes provoi,
atje ku me dhembje ajo të nxori në dritë.
6 Më vër si një vulë në zemrën tënde,
si një vulë në krahun tënd,
sepse dashuria është e fortë sa vdekja,+
është po aq e paepur sa Varri*
dhe kërkon t’i jepesh me gjithë shpirt.
Ajo është si zjarr flakërues, vetë flaka e Jah.*+
Sikur njeriu të jepte gjithë pasuritë e shtëpisë së vet në këmbim të dashurisë,
ato* me siguri do të përbuzeshin.»
Ç’do të bëjmë për motrën tonë
ditën kur ta kërkojnë për nuse?
9 Po të jetë mur,
një beden argjendi mbi të do të ndërtojmë.
Por, po të jetë derë,
me dru cedri do ta forcojmë.»
Prandaj ai mund ta shohë qartë
se zemrën e kam të qetë.
Për frytet e tij, secili do të sillte një mijë monedha argjendi.
12 Një mijë monedhat e argjendit* të përkasin ty, o Solomon,
dhe dyqind, atyre që kujdesen për frytet e tij,
por vreshti im më përket mua.»
Lërmë edhe mua ta dëgjoj.»+