Letra e parë drejtuar korintasve
4 Çdokush të na konsiderojë shërbëtorë* të Krishtit dhe kujdestarë të sekretit të shenjtë të Perëndisë,+ 2 dhe nga kujdestarët pritet të jenë besnikë.* 3 Tani, për mua ka shumë pak rëndësi nëse më hetoni ju apo ndonjë gjykatë njerëzore. Ç’është e vërteta, unë nuk hetoj as veten time, 4 ngaqë nuk më vret ndërgjegjja për ndonjë gjë. Megjithatë, me këtë nuk po them se jam i drejtë, pasi ai që më gjykon mua, është Jehovai.*+ 5 Prandaj mos gjykoni+ para kohës së caktuar, përkundrazi, pritni derisa të vijë Zotëria. Ai do t’i nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do t’i bëjë të dukshme qëllimet e zemrës, dhe atëherë gjithsecili do të marrë nga Perëndia lëvdimin që i takon.+
6 Vëllezër, këto gjëra jua kam thënë për të mirën tuaj, duke përdorur Apolin+ dhe veten si shembuj, që nëpërmjet nesh të mësoni këtë parim: «Mos shko përtej gjërave të shkruara», që asnjë të mos krekoset+ e të mos favorizojë njërin në kurriz të tjetrit. 7 Çfarë të bën ty më të mirë se një tjetër? Në të vërtetë, ç’gjë ke ti që nuk ta kanë dhënë?+ E nëse faktikisht e ke dhuratë, pse mburresh sikur e ke marrë me forcat e tua?
8 Që tani jeni ngopur? Që tani jeni pasuruar? Keni filluar të mbretëroni+ pa ne? Sa do të doja të kishit filluar të mbretëronit, që edhe ne të mbretëronim me ju!+ 9 Faktikisht, më duket se Perëndia na ka lënë ne apostujt të fundit në shfaqje, si njerëz të dënuar me vdekje,+ sepse jemi bërë teatër për botën,+ për engjëjt dhe për njerëzit. 10 Ne qenkemi të marrë+ për hir të Krishtit, kurse ju qenkeni të mençur për hir të tij; ne qenkemi të dobët, kurse ju të fortë; ju qenkeni të nderuar, kurse ne të përbuzur. 11 Sot e kësaj dite vuajmë nga uria+ dhe etja,+ jemi të veshur keq,* të rrahur,*+ të pastrehë 12 dhe robtohemi ndërsa punojmë me duart tona.+ Kur na shajnë, ne bekojmë,+ kur na përndjekin, ne vazhdojmë të durojmë,+ 13 kur shpifin për ne, përgjigjemi me butësi.*+ Jemi bërë mbeturinat* e botës, fundërrinat e çdo gjëje deri më tani.
14 Nuk po i shkruaj këto gjëra për t’ju turpëruar, por për t’ju këshilluar* si fëmijët e mi të dashur, 15 sepse, edhe po të keni 10.000 kujdestarë* mes dishepujve të Krishtit, pa dyshim që nuk keni shumë etër. Në të vërtetë, unë jam bërë ati juaj falë Krishtit Jezu, ngaqë ju kam sjellë lajmin e mirë.+ 16 Ju nxit, pra, të bëheni imituesit e mi.+ 17 E për këtë arsye po ju dërgoj Timoteun, meqë është biri im i dashur dhe i shërben me besnikëri Zotërisë. Ai do t’ju sjellë ndër mend metodat* e mia në shërbim të Krishtit Jezu,+ ashtu siç mësoj në çdo kongregacion.
18 Disa u krekosën ngaqë kujtuan se nuk do të vija te ju. 19 Megjithatë, në qoftë vullneti i Jehovait,* do të vij së shpejti te ju, jo për të dëgjuar fjalët e atyre që krekosen, por për të parë nëse fuqia e Perëndisë po i drejton në jetë, 20 sepse Mbretëria e Perëndisë nuk ka të bëjë me fjalët, por me fuqinë e Perëndisë. 21 Çfarë preferoni? Të vij te ju me shkop,+ apo me dashuri dhe butësi?