Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë.
68 Le të ngrihet Perëndia e u hallakatshin armiqtë e tij!
Ia mbathshin nga ai të gjithë ata që e urrejnë!+
2 I shpërndafsh armiqtë e tu, o Perëndi,
ashtu si era davarit tymin!
U shofshin të ligjtë para teje,
ashtu si shkrihet dylli pranë zjarrit!+
3 Por të drejtët gëzofshin e ngazëllofshin!+
Brohoritshin plot hare para Perëndisë!
4 Këndojini Perëndisë! Për emrin e tij lavde këndoni!*+
Këndojini Atij që kalëron nëpër shkretëtirë!*
Jah* është emri i tij!+ Para tij gëzoni!
7 Kur popullit tënd i prive, o Perëndi,+
kur në shkretëtirë marshove, (Selah)
8 toka u tund dhe u shkund e tëra,+
kataraktet e qiellit u hapën* prej teje, o Perëndi;
Sinai u lëkund para Perëndisë, po, Perëndisë së Izraelit.+
10 Ata banuan me tenda në kampin tënd,+
e të varfërve ti iu bëre krah, o Perëndi, falë mirësisë sate.
12 Mbretërit e ushtrive ia mbathin,+ po, me të katra ia mbathin;
gratë që qëndrojnë në shtëpi, ndajnë plaçkën e luftës.+
13 Edhe pse ju, o burra, flinit jashtë pranë zjarrit të kampit,*
do të merrni si shpërblim një pëllumb me krahë argjendi,
një pëllumb me pendë ari të kulluar.*
16 O male me kreshta, pse shikoni gjithë zili?
Pse shikoni gjithë zili malin* që Perëndia ka zgjedhur si shtëpinë e vet?+
Po, atje Jehovai do të banojë përgjithnjë.+
17 Karrocat e luftës së Perëndisë janë dhjetëra mijë, po, mijëra e mijëra.+
Jehovai ka ardhur nga Sinai në vendin e shenjtë.+
18 Ti u ngjite lart+ e more me vete robër,
more dhurata në njerëz+ e madje edhe kokëfortët,+
që ti të banoje mes tyre, o Perëndi Jah!
19 Lëvduar qoftë Jehovai, që mban barrën tonë ditë për ditë,+
Perëndia i vërtetë i shpëtimit tonë! (Selah)
20 Perëndia i vërtetë është për ne Perëndi që sjell shpëtim;+
Jehovai, Zotëria Sovran, na çliron nga kthetrat e vdekjes.+
21 Perëndia do t’ua shtypë kokën armiqve të tij,
po, do t’ia shtypë çaçkën e kokës kujtdo që ngul këmbë në udhën e vet mëkatare.+
22 Jehovai ka thënë: «Do t’i kthej mbrapsht armiqtë nga Bashani,+
nga thellësitë e detit do t’i nxjerr,
23 që këmbët t’i lani në gjakun e tyre,+
e madje qentë tuaj të lëpijnë gjakun e këtyre armiqve.»
24 Marshimet triumfuese të popullit tënd, o Perëndi, të gjithë i shohin,
marshimet e popullit të Perëndisë tim, Mbretit tim, në vendin e shenjtë.+
25 Këngëtarët prijnë dhe muzikantët që u bien instrumenteve me tela, i ndjekin pas;+
mes tyre vashat u bien dajreve.+
26 Lëvdoni Perëndinë në kongregacionin e madh;*
lëvdoni Jehovain, ju që keni jetë falë Burimit të Izraelit!+
27 Ja, Beniamini,+ më i vogli, tek i bën zap* popujt,
bashkë me princat e Judës dhe turmën e hareshme që i shoqëron,
bashkë me princat e Zabulonit dhe princat e Neftalit.
28 Perëndia juaj ka dekretuar që të jeni të fortë.
Tregoje forcën, o Perëndi, ti që na u bëre krah.+
30 Qortoji egërsirat që rrinë mes kallamave,
tufën e demave+ dhe viçat e tyre,
që popujt të përkulen thellë e të sjellin argjend,
se ti i hallakat popujt luftëdashës.
31 Nga Egjipti do të sjellin sende prej bronzi;*+
Kushi s’do të vonojë të sjellë dhurata për Perëndinë.
Ja, zëri i tij, po, zëri i tij madhështor gjëmon.
34 Pranoni se Perëndia është plot fuqi,+
gjithë Izraelin mbulon me madhështinë e tij;
fuqia e tij shpaloset në qiej.*
35 Perëndia të ngjall nderim të thellë nga e madhërishmja shenjtërore e tij.+
Vetë Perëndia i Izraelit i jep popullit forcë, po, i jep fuqi.+
Lëvduar qoftë Perëndia!