Libri i parë i Samuelit
21 Më vonë Davidi shkoi në Nob+ te prifti Ahimelek. Kur e takoi Davidin, Ahimeleku nisi të dridhej nga frika dhe e pyeti: «Pse ke ardhur vetëm fare, pa njeri?»+ 2 Davidi iu përgjigj: «Mbreti më udhëzoi të bëj diçka, por tha: ‘Askush të mos dijë gjë për misionin që të kam besuar dhe për udhëzimet që të dhashë.’ Kam lënë të takohem me trimat që luftojnë përkrah meje. 3 Nëse të ndodhen pesë bukë, m’i jep, ose më jep çfarëdo që të kesh mundësi.» 4 Por prifti iu përgjigj Davidit: «Bukë të zakonshme nuk ka, por ka bukë të shenjtë;+ burrat mund ta hanë, me kusht që të mos u jenë afruar grave.»*+ 5 Davidi i tha priftit: «S’diskutohet që gratë kanë qenë larg nesh, njëlloj si herët e tjera kur kam shkuar në fushata ushtarake.+ Nëse burrat i mbajnë trupat të shenjtë edhe kur misioni është i zakonshëm, aq më tepër në një ditë si kjo!» 6 Atëherë prifti i dha bukë të shenjtë,+ sepse atje nuk kishte bukë tjetër, përveç bukëve të paraqitjes* që i kishin hequr nga tabernakulli i Jehovait për t’i zëvendësuar po atë ditë me bukë të freskëta.
7 Tani, një shërbëtor i Saulit ishte atje atë ditë, ngaqë e kishin mbajtur* në tabernakull para Jehovait. Ai quhej Doeg,+ ishte edomit+ dhe kryebariu i Saulit.
8 Pastaj Davidi e pyeti Ahimelekun: «A ke këtu ndonjë heshtë a ndonjë shpatë? Nuk mora as shpatën, as armët e mia ngaqë misioni i mbretit ishte urgjent.» 9 Prifti i tha: «Shpata e Goliadit,+ e filistinit që vrave në luginën* e Elahut+ është këtu, e mbështjellë me një copë, atje pas efodit.+ Po të duash, merre, sepse vetëm atë kemi këtu.» Davidi i tha: «Ma jep, se më të mirë se ajo s’ka.»
10 Atë ditë Davidi u nis dhe vazhdoi rrugën për të shpëtuar+ nga Sauli, e në fund arriti tek Akishi, mbreti i Gathit.+ 11 Shërbëtorët e Akishit i thanë: «A nuk është ky Davidi, mbreti i vendit, për të cilin hidhnin valle e këndonin:
‘Sauli ka vrarë mijëra,
e Davidi dhjetëra mijë.’»+
12 Davidi u shqetësua nga këto fjalë dhe u tremb shumë+ nga Akishi, mbreti i Gathit. 13 Prandaj u hoq si i çmendur+ dhe sillej si i dalë mendsh kur ishte para tyre.* Ai bënte shkarravina në kanatet e dyerve dhe e linte pështymën t’i rridhte nëpër mjekër. 14 Atëherë Akishi u tha shërbëtorëve: «Nuk e shihni që ky është i çmendur?! Pse ma sollët? 15 Pak të çmendur kam që më sillni një tjetër?! Një si ky duhet të hyjë në shtëpinë time?!»