Josiu
12 Këta janë mbretërit e vendit që u mundën nga izraelitët, të cilët shtinë në dorë vendin e tyre në anën lindore të Jordanit, nga lugina e Arnonit*+ deri në malin e Hermonit+ dhe tërë Arabahun drejt lindjes:+ 2 Sihoni,+ mbreti i amoritëve, që banonte në Heshbon. Sundimi i tij fillonte nga qyteti i Aroerit,+ që ishte buzë luginës së Arnonit,+ pastaj shtrihej nga mesi i luginës së Arnonit deri në luginën e Jabokut,* përfshinte gjysmën e Galadit e shkonte deri te lugina e Jabokut, që ishte në kufi me amonitët. 3 Ai sundonte edhe në anën lindore të Arabahut deri në detin e Kineretit*+ dhe, në anën e tij lindore, deri në detin e Arabahut, që është Deti i Kripur,* në drejtim të Beth-Jeshimotit, dhe drejt jugut poshtë shpateve të Pisgahut.+
4 Mbreti tjetër ishte Ogu,+ mbreti i Bashanit, një nga të fundit e refaimëve.+ Ai banonte në Ashtarot e në Edrei 5 dhe sundonte në malin e Hermonit, në Salekah dhe në tërë Bashanin,+ deri në kufi me geshuritët e me makathitët,+ si edhe mbi gjysmën e Galadit deri në territorin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.+
6 Këta i mundi Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe izraelitët.+ Pas kësaj, Moisiu, shërbëtori i Jehovait, ua dha në zotërim vendin e tyre rubenitëve, gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.+
7 Këta janë mbretërit e vendeve që Josiu dhe izraelitët mundën në anën perëndimore të Jordanit, nga Baal-Gadi+ në luginën e Libanit+ deri në malin e Halakut,+ që ngjitet deri në Seir+ (më pas, vendet e tyre Josiu ua dha në zotërim fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,+ 8 në rajonin malor, në Shefelah, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negeb,+ domethënë vendin e hititëve, amoritëve,+ kananitëve, perezitëve, hivitëve dhe jebusitëve):+
9 mbreti i Jerikosë,+ mbreti i Ait,+ pranë Bethelit,
10 mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit,+
11 mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit,
12 mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit,+
13 mbreti i Debirit,+ mbreti i Gederit,
14 mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit,
15 mbreti i Libnahut,+ mbreti i Adulamit,
16 mbreti i Makedahut,+ mbreti i Bethelit,+
17 mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit,
18 mbreti i Afekut, mbreti i Lasharonit,
19 mbreti i Madonit, mbreti i Hazorit,+
20 mbreti i Shimron-Meronit, mbreti i Akshafit,
21 mbreti i Tanakut, mbreti i Megidos,
22 mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit+ në Karmel,
23 mbreti i Dorit në shpatet e Dorit,+ mbreti i Gojimit në Gilgal
24 dhe mbreti i Tirzahut; gjithsej 31 mbretër.