KËNGA 5
Veprat mahnitëse të Jehovait
Versioni i shtypur
1. Kush jam në mendje, shpirt e zemër?
Veç ti e di, i shtrenjti, Ati im!
Ti sheh çdo ndjenj’, gjith’ ankthet brenda meje,
çdo nat’ pa gjum’, çdo hap që hedh
e çdo mendim.
Në bark të nënës kur u thura,
aty në terr, o Jehova, më pe.
Në librin tënd tër’ pjesët ishin shkruar.
E çmon gjith’ qenia ime
mençurin’ që ke!
Oh, sa e thell’ ësht’ njohuria jote,
ësht’ e pafund, ky shpirti im e di.
Në errësir’ sikur të kisha humbur,
do të më gjeje, At’, me siguri.
Po ku mund të vrapoj larg teje?!
Ku mund të shkoj e ti të mos më gjesh?!
Në rendsha larg me flatrat e agimit,
pran’ meje, Ati im i mir’,
ti do të jesh.
(Shih edhe Psal. 66:3; 94:19; Jer. 17:10.)