KËNGA 96
Thesar është Libri i Perëndisë
1. Gjithnjë mendoj për atë dit’ të bukur,
kur njoha Biblën, librin më të rrall’.
Sa drit’ e shpres’ në jetën time solli,
më hapi syt’, prej saj u ndjeva gjall’!
Çdo fjal’ e saj, e mençur, e fuqishme,
dhurat’ e shtrenjt’ nga ti, o Ati im.
Me frym’ të shenjt’ besnikët frymëzove,
të shtyr’ nga fryma shkruan çdo mendim.
2. Mësova se ti, At’, krijove jetën,
krijove tokën, yjet, gjithësin’,
e se njeriu nisi i përsosur,
por marrëzisht e humbi përjet’sin’.
Në qiell një engjëll shpinën ty ta ktheu,
sfidoi emrin Tënd me ligësi.
Prandaj, mëkati botën robëroi,
por shpejt njeriu do të ket’ liri!
3. Sa shum’ arsye sot për të gëzuar,
o Jehova, Jezuin ke bër’ Mbret!
Ky lajm i mir’ në botën mbar’ dëgjohet,
bekimi tokën ton’ pas pak e pret.
Oh sa i çmuar, libri më i dashur,
që me çdo fjal’ gjith’ shpirtin e ushqen.
Të mbush me paqe që s’ka të përshkruar;
kush e lexon çdo dit’ thesare gjen.
(Shih edhe 2 Tim. 3:16; 2 Pjet. 1:21.)