KËNGA 97
Fjala jote për ne është jetë
1. Dit’ të gjata, shëndet dhe jet’,
buka s’na i jep dot.
Si ushqim Bibla na jep jet’,
me çdo fjal’ që na thot’.
Fjala jote shkëlqen o At’,
dhe të ardhmen ndriçon.
(REFRENI)
Fjala jote për ne ësht’ jet’,
vetëm buka s’mjafton!
Fjala jote si buk’ nga lart,
e ushqen jetën ton’!
2. Fjala jote rrëfim i gjall’,
gdhendur plot histori,
për besnikët, për miqt’ e tu,
yje në lashtësi.
Ende flasin, na japin forc’,
pesh’ e ngren’ shpirtin ton’.
(REFRENI)
Fjala jote për ne ësht’ jet’,
vetëm buka s’mjafton!
Fjala jote si buk’ nga lart,
e ushqen jetën ton’!
3. Fjalën tënde sa her’ lexojm’,
zemrës ëmbël i flet.
Mençuria që na jep ti,
ankthin, frikën i tret.
Sa e shtrenjt’ Fjala jote, At’,
dit’ për dit’ na freskon!
(REFRENI)
Fjala jote për ne ësht’ jet’,
vetëm buka s’mjafton!
Fjala jote si buk’ nga lart,
e ushqen jetën ton’!