ABAGTHAI
Emri i njërit nga shtatë zyrtarët e oborrit që i shërbenin mbretit pers Asuer, të shoqit të judejes Ester, në pallatin e tij në Shushan, që asokohe ishte kryeqytet i Persisë.—Es 1:10.
Në disa përkthime të Biblës në shqip, thuhet se Abagthai ishte një nga shtatë «eunukët». (Dio, DSF, ECM) Në vendet e Lindjes së Mesme, eunukët ishin shpesh shërbëtorë të besuar në familjet mbretërore. Por fjala origjinale hebraike sarís kryesisht ka kuptimin «zyrtar oborri», kurse «njeri i tredhur» është vetëm një kuptim dytësor. Meqë ata shtatë zyrtarë oborri ishin shërbëtorë të mbretit dhe, me sa duket, nuk ishin caktuar si rojtarë të grave (siç ishte Hegai, eunuku i mbretit, i përmendur tek Estera 2:3), mund të mos kenë qenë eunukë në kuptimin fizik.