BETH-EMEKU [shtëpi e ultësirës]. Qytet në territorin e fisit të Asherit. (Js 19:24, 27) Sot mendohet se ndodhej në Tell-Mimas (Tel-Bet-HaʽEmek), rreth 8 km në verilindje të Akos. Me sa duket, ky emër është ruajtur tek emri i fshatit fqinj arab ʽAmka, që sot është i braktisur.