EBENEZERI
[guri i ndihmës].
1. Vend pranë të cilit Izraeli pësoi dy herë disfatë para filistinëve. Për pasojë, humbën jetën 34.000 izraelitë, ndër të cilët Hofni e Finehasi, dhe armiku mori arkën e besëlidhjes. Lajmi për këtë ngjarje të fundit çoi në vdekjen e priftit Eli. (1Sa 4:1-11, 17, 18; 5:1) Tani për tani, studiuesit e lidhin Ebenezerin me Majdel-Jabën, 4 km në juglindje të Afekut në rrafshinën e Sharonit (ku fushuan filistinët).
2. Emri që iu vu një guri që ngriti Samueli mbi 20 vjet pas ngjarjeve të kapitullit pararendës, me sa duket, për të kujtuar fitoren që korri Izraeli mbi filistinët falë ndihmës së Perëndisë. (1Sa 7:2, 12) Edhe pse sot nuk dihet ku ndodhej, duhet të ketë qenë disa kilometra në juglindje të Ebenezerit nr. 1, «mes Mizpahut e Jeshanahut».