HANESI
Vend i përmendur tek Isaia 30:4 në mesazhin e dënimit që dha Jehovai kundër atyre që i kërkonin ndihmë Egjiptit. (Is 30:1-5) Vendndodhja e saktë nuk dihet.
Për kuptimin e tekstit janë hedhur ide të ndryshme. Disa komentues mendojnë se «të dërguarit» janë judenj, që i dërguan në Egjipt të kërkonin ndihmë ushtarake dhe mbërrijnë në Hanes me këtë mision. Të tjerë hedhin idenë se janë të dërguarit e faraonit (i përmendur tek Is 30:3) që paraqiten duke pritur delegacionin e judenjve kur mbërrin në Hanes. Sido që të jetë, Jehovai tregoi se Egjipti nuk do të ishte burim i vërtetë ndihme.—Is 30:5.