JEDIAELI
[Perëndia e njeh [këtë]; i njohur i Perëndisë].
1. Bir i Beniaminit. Për një periudhë, pasardhësit e Jediaelit arritën në 17.200 burra trima e të fuqishëm. (1Kr 7:6, 10, 11) Ka mundësi që ky bir i Beniaminit të quhej edhe Ashbel.—Zn 46:21; shih ASHBELI, ASHBELITËT.
2. Një nga luftëtarët dhe prijësit e fisit të Manaseut që u bashkuan me ushtrinë e Davidit kur kishte fushuar në Ziklag. (1Kr 12:20, 21) Ndoshta Jediaeli nr. 3.
3. Një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit; bir i Shimrit.—1Kr 11:26, 45; shih Jediaeli nr. 2.
4. Derëtar në shtëpinë e Jehovait, i caktuar gjatë mbretërimit të Davidit. Djali i dytë i korahitit Meshelemiah.—1Kr 26:1, 2.