MALKIJAHU
[mbreti im është Jehovai].
1. Levit, pasardhës i Gershomit dhe paraardhës i Asafit, muzikantit levit.—1Kr 6:39-43.
2. Pasardhës i Aaronit dhe kreu i ndarjes së 5-të nga 24 ndarjet e priftërinjve të organizuara nga Davidi.—1Kr 24:1, 9.
3. Prift dhe i ati i Pashkurit.—1Kr 9:12; Ne 11:12; Jr 21:1; 38:1.
4. ‘Biri i mbretit’, në sternën e të cilit hodhën Jereminë. (Jr 38:6) Në këtë rast, shprehja ‘biri i mbretit’ nuk tregon medoemos se ishte pasardhës i mbretit, por se kishte lidhje të ngushta me familjen mbretërore ose ishte një zyrtar me gjak mbretëror.—Shih JERAHMELI nr. 3.
5. Izraelit «nga bijtë e Paroshit» që morën gra të huaja, por që i larguan në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:25, 44.
6. Një izraelit tjetër «nga bijtë e Paroshit» që larguan gratë e huaja. (Ezd 10:25, 44) Në këtë varg, në Septuagintën greke thuhet «Hashabiahu» në vend të «Malkijahu».
7. Izraelit nga «bijtë e Harimit» që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:31, 44.
8. Izraelit, «biri i Harimit». Pas kthimit nga mërgimi në Babiloni, ai meremetoi bashkë me Hashubin një pjesë të murit të Jerusalemit dhe Kullën e Furrave. (Ne 3:11) Mund të ketë qenë Malkijahu nr. 7.
9. Bir i Rekabit dhe princ i krahinës së Beth-Hakeremit, që meremetoi Portën e Togjeve të Hirit gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 3:14.
10. Anëtar i esnafit të arpunuesve që meremetoi një pjesë të murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 3:31.
11. Prift që qëndroi në të majtë të Ezdrës kur ky u lexoi Ligjin izraelitëve në Jerusalemin e mëkëmbur.—Ne 8:4.
12. Prift ose paraardhës i një prifti që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38–10:3.
13. Prift që mori pjesë në ceremoninë e përurimit të murit të Jerusalemit të rindërtuar nën drejtimin e Nehemisë. (Ne 12:40-42) Mund të ketë qenë Malkijahu nr. 11.