MEDANI
Një nga gjashtë bijtë që i lindi Abrahamit Ketura, konkubina e tij. (Zn 25:1, 2; 1Kr 1:32) Nuk është identifikuar cili fis arab erdhi nga Medani dhe as nuk dihet ku u vendos me banim. Gjithsesi, meqë germat «m» dhe «b» në arabisht këmbehen shpesh me njëra-tjetrën, ‘Medani’ mund të ketë lidhje me ‘Badanin’, një vend në jug të Temës që e pushtoi mbreti asirian Tiglath-Pileseri III në shekullin e tetë p.e.s.