Vëmendje: Mbikëqyrësit e qytetit
Në Kutinë e pyetjes të Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, në anglisht, i jepej përgjigje kësaj pyetjeje: «Si duhet renditur informacioni për Dëshmitarët e Jehovait në një numërator telefonik lokal?» Në të jepej udhëzimi i mëposhtëm: «Në ato qytete ku ka më shumë se një kongregacion, rekomandojmë si më poshtë: Dëshmitarët e Jehovait, (qyteti), (rrethi), pasuar nga një listë alfabetike ku jepet emri, adresa e Sallës së Mbretërisë dhe numri telefonik i kongregacioneve.»
Raportet tregojnë se një numër kongregacionesh nuk i kanë futur në listë Sallat e tyre të Mbretërisë ose e kanë bërë këtë në mënyrë të pasaktë. Kjo gjë ka shkaktuar disa probleme, veçanërisht në qytetet e mëdha ku ka disa kongregacione. Po kërkojmë që mbikëqyrësit e qytetit të marrin iniciativën për të rishikuar të gjitha listat e botuara në shkallë lokale. Nëse listat janë të pasakta ose mungojnë plotësisht, mbikëqyrësi i qytetit duhet të lidhet me botuesit e numëratorit telefonik për të bërë ndonjë shtesë a korrigjim të nevojshëm, duke ndjekur me kujdes udhëzimet e dhëna në Shërbimi ynë i Mbretërisë.