KËNGA 129
Qëndrojmë të palëkundur
1. Krishti, k’tu në tok’
duroi sprovat plot besim.
Zemra nuk iu mpak,
e mundi botën me guxim.
Premtimi . . . shpërblimi . . . ,
e mbushën me gëzim.
(REFRENI)
Qëndrojm’ të palëkundur,
e mbrojm’ besimin ton’!
Fitorja ësht’ e mundur;
ti, Jehova, je siguria jon’.
2. Vitet ikin tej
e mund të lën’ pas hidhërim.
Por, veç edhe pak
dhe zemra do të gjej’ shërim.
Ësht’ afër shpërblimi,
ndaj të patundur rrim’.
(REFRENI)
Qëndrojm’ të palëkundur,
e mbrojm’ besimin ton’!
Fitorja ësht’ e mundur;
ti, Jehova, je siguria jon’.
3. Po, mund të qëndrojm’
kur sprovat vijn’ me ashpërsi.
Frika nuk na spraps,
këmb’ngulim me vendosmëri.
E ardhmja e ndritur
së shpejti do të vij’!
(REFRENI)
Qëndrojm’ të palëkundur,
e mbrojm’ besimin ton’!
Fitorja ësht’ e mundur;
ti, Jehova, je siguria jon’.
(Shih edhe Vep. 20:19, 20; Jak. 1:12; 1 Pjet. 4:12-14.)