Qytet i rajonit malor në jug të Judës, i përmendur kur u nda vendi në ditët e Josiut. (Js 15:48, 50) Mendohet se ndodhej aty ku janë rrënojat e Kirbet-Guvein-et-Tahtës (Horvat ʽAnimit), rreth 5 km në jug të Eshtemoas dhe rreth 19 km në jug-jugperëndim të Hebronit.