ESHTEMOA, ESHTEMOHU
[ndoshta: vend për të dëgjuar (fjalën e Perëndisë)].
1. Bir i Ishbahut ose ndoshta një qytet i Judës, shumë banorë të të cilit e kishin prejardhjen nga Ishbahu.—1Kr 4:17.
2. Makathit dhe pasardhës i Hodjahut.—1Kr 4:19.
3. Qytet në rajonin malor të Judës, i quajtur edhe Eshtemoh. Ndonëse fillimisht iu caktua Judës, më pas, qyteti bashkë me kullotat i ra për pjesë levitëve. (Js 15:50; 21:14; 1Kr 6:57) Përkon me fshatin e sotëm Es-Samuʽ (Eshtemoaʽ), që ndodhet afro 15 km në jug-jugperëndim të Hebronit. Mbase është Eshtemoa nr. 1.
Eshtemoa ishte një nga vendet ku shkonte shpesh Davidi i arratisur. Pas fitores mbi kusarët amalekitë, ai u dhuroi një pjesë të plaçkës miqve që kishte atje.—1Sa 30:26-28.