ARPAKSHADI
Një nga bijtë e Semit. Ai lindi dy vjet pas Përmbytjes, domethënë rreth vitit 2368 p.e.s., dhe vdiq 438 vjet më vonë. Ai ishte një paraardhës i hebrenjve nga nipi i tij, Eberi. (Zn 10:22, 24; 11:10-13; 1Kr 1:17-27) Ai paraqitet si i ati i Shelahut, edhe pse nga tregimi i Lukës (3:35, 36), që ndërfut edhe Kainanin, do të dukej si gjyshi i Shelahut; mirëpo shih KAINANI nr. 2.—Zn 10:24; 11:12; 1Kr 1:24.