KAINANI
1. Bir i Enosit; paraardhës i Marisë, nënës së Jezuit. (Lu 3:37) Quhet Kenan te Zanafilla 5:9-14 dhe 1 Kronikave 1:2.
2. Një burrë që në gjenealogjinë e Jezu Krishtit të dokumentuar nga Luka paraqitet si bir i Arpakshadit. (Lu 3:36) Emri Kainan përmendet në listat gjenealogjike që janë në dispozicion nga Septuaginta greke, si Dorëshkrimi Aleksandrin i shekullit të 5-të p.e.s. (Zn 10:24; 11:12, 13; 1Kr 1:18, por jo 1Kr 1:24), edhe pse nuk gjendet në dorëshkrimet ekzistuese në hebraisht të Shkrimeve Hebraike. Te Luka 3:36, emri Kainan mungon edhe në dy dorëshkrime të Biblës (Papirusi Bodmer 14, 15, rr. 200 të e.s.; Kodiku i Bezës, i shek. të 5-të të e.s.). Mungesa e emrit në këto dorëshkrime është në harmoni me Zanafillën 10:24; 11:12, 15 dhe 1 Kronikave 1:18 në tekstin masoretik, ku thuhet se bir i Arpakshadit ishte Shelahu, jo Kainani.—Shih ARPAKSHADI; GJENEALOGJIA E JEZU KRISHTIT (Një problem në gjenealogjinë sipas Lukës).