AZMONI
[vend i eshtrave].
Vend ku kalonte kufiri jugor i Tokës së Premtuar, mes Hazar-Adarit dhe luginës së përroit të Egjiptit. (Nu 34:3-5; Js 15:1-4) Një vendndodhje e mundshme është ʽAin-el-Keseimehu, mbi 13 km në veriperëndim të Kadesh-Barneas, ku gjendet një krua i vogël.