KUSHANI
Te Habakuku 3:7 bëhet një paralelizëm mes Kushanit dhe «vendit të Midianit», prandaj Kushani duhet të jetë një emër tjetër për Midianin ose lidhet me ndonjë vend fqinj. Siç tregohet në artikullin KUSHI (nr. 2), disa pasardhës të Kushit duket se u vendosën me banim në Gadishullin Arabik; në lashtësi, një sërë popujsh arabë të atij rajoni quheshin kusi ose kushim.