LODI
Qytet me fshatra i ndërtuar nga Shemed beniaminiti, ‘biri’ i Elpaalit. (1Kr 8:1, 12) Për judenjtë e kthyer nga mërgimi në Babiloni, Lodi ishte një nga vendbanimet më në perëndim të vendit. (Ezd 2:33; Ne 7:37; 11:35) Mendohet se është Lida ku Pjetri shëroi Enean. (Ve 9:32-38) El Ludi (Lodi) gjendet në një luginë pjellore në skajin jugor të rrafshinës së Sharonit, rreth 18 km në juglindje të Jopës. Në lashtësi, ky qytet ndodhej në kryqëzimin e rrugës kryesore që shkonte nga Egjipti në Babiloni me atë që shkonte nga Jopa në Jerusalem. Për shkak të këtij pozicioni strategjik, gjatë erës sonë qyteti e rrënuan ushtritë romake, saraçenët, kryqëzatësit dhe mongolët.