NEBALATI
Vend ku u vendosën beniamitët pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:31, 34) Në përgjithësi, mendohet se Nebalati ndodhej në Beit-Nebalë (Horvat-Nevalat), në një kodrinë afro 6 km në lindje-verilindje të Lidës së sotme (Lodit). Nga Beit-Nebala shihet skaji juglindor i rrafshinës së Sharonit.