LOIDA
Gjyshja e Timoteut, me sa duket e ëma e nënës së tij, Eunikës. Ajo nuk ishte gjyshja nga i ati, dhe këtë e tregon Peshitta siriake «nëna e nënës sate». Pavli e lavdëroi këtë të krishterë për ‘besimin pa hipokrizi’. (2Ti 1:5) Duket se familja banonte në Listër. (Ve 16:1, 2) Duke krahasuar 2 Timoteut 1:5 me 2 Timoteut 3:15 kuptohet se edhe Loida, edhe Eunika, i mësuan Timoteut Shkrimet.