ZEBOIMI
[hiena].
1. Luginë në territorin e Beniaminit, pranë Mikmashit. Në kohën e mbretit Saul, një nga çetat e zhvatësve filistinë hidhej në sulm nga Mikmashi dhe «merrte rrugën për nga kufiri që ndodhet përballë luginës së Zeboimit, në drejtim të shkretëtirës». (1Sa 13:16-18) Edhe pse vendndodhja nuk dihet me saktësi, lugina e Zeboimit mund të jetë Vadi-Abu-Dabaʽ (që do të thotë «lugina e babait të hienave»), afro 10 km në lindje-juglindje të Mikmashit dhe rreth 13 km në lindje-verilindje të Jerusalemit.
2. Qytet ku u vendosën me banim beniamitët pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni. Përmendet mes Hadidit e Nebalatit dhe bashkë me Lodin (Lidën). (Ne 11:31, 34, 35) Vendndodhja e saktë nuk dihet.