ZERERAHU
Shkrimet thonë se midianitët e mposhtur, që i ndiqte ushtria e Gideonit, ia mbathën «deri në Beth-Shitah, kaluan në Zererah dhe vazhduan deri në rrethinat e Abel-Meholahut pranë Tabatit».—Gjy 7:22.
Në këtë varg njëzet dorëshkrime hebraike thonë «Zeredah» e jo Zererah. Meqë Zeredah dhe Zaretan përmenden në tregimet paralele të 2 Kronikave 4:17 dhe të 1 Mbretërve 7:46, disa hedhin idenë se vendndodhja e Zererahut përkon me atë të Zaretanit.—Shih ZARETANI.
Mirëpo, vendndodhja mund të jetë kjo vetëm nëse shprehja «në Zererah» ka kuptimin «në drejtim të Zererahut», meqenëse Zaretani duket se ishte goxha në jug të Abel-Meholahut. Përndryshe, Zererahu duhej të ndodhej medoemos mes Beth-Shitahut dhe Abel-Meholahut. Nëse është kështu, vendndodhja e saktë nuk dihet.