-
Rigjallërohen dy dëshmitarëtZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
14. (a) Çfarë tregonte vegimi i Zakarisë për dy pemët e ullirit dhe shandanët? (b) Çfarë do të përjetonin të krishterët e mirosur gjatë Luftës së Parë Botërore?
14 Zakaria jetoi në një kohë rindërtimi dhe vegimi i tij për dy pemët e ullirit do të thoshte që Zorobabeli dhe Josiu do të bekoheshin me frymën e Jehovait për të nxitur popullin të punonte. Vegimi i shandanit i kujtoi Zakarisë të mos ‘e përbuzte ditën e gjërave të vogla’, sepse qëllimet e Jehovait nuk do të plotësoheshin ‘me ndonjë forcë ushtarake, as me fuqi, por me frymën e Jehovait të ushtrive’. (Zakaria 4:6, 10; 8:9) Grupi i vogël i të krishterëve që me këmbëngulje ua çoi dritën e së vërtetës njerëzve gjatë Luftës së Parë Botërore, do të përdorej edhe për veprën e rindërtimit. Edhe ata, njësoj si Zorobabeli dhe Josiu, do të ishin burim inkurajimi dhe, duke qenë pak, do të mësonin të mbështeteshin në forcën e Jehovait e të mos përbuznin ditën e fillimeve të vogla.
-
-
Rigjallërohen dy dëshmitarëtZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
[Figurat në faqen 165]
Vepra e rindërtimit që kreu Zorobabeli dhe Josiu, tregonte se në ditën e Zotërisë fillimet e vogla do të ndiqeshin nga një rritje e madhe mes Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërtesa si këto që tregohen këtu, të cilat ndodhen në Bruklin, Nju-Jork, u desh të zgjeroheshin shumë për të përmbushur nevojat
-