Zakaria
4 Engjëlli që kishte folur me mua u kthye dhe më zgjoi, sikur të zgjonte dikë nga gjumi. 2 Pastaj më pyeti: «Çfarë sheh?»
I thashë: «Shoh një shandan, krejt prej ari,+ me një kupë të madhe në majë. Ai ka shtatë llamba,+ po, shtatë. Llambat në majë kanë shtatë gypa. 3 Pranë tij ka dy pemë ulliri,+ njëra në të djathtë të kupës dhe tjetra në të majtë të saj.»
4 Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ç’kuptim kanë këto gjëra, imzot?» 5 Engjëlli që po më fliste, më pyeti: «Nuk e di ç’kuptim kanë këto gjëra?»
Iu përgjigja: «Jo, imzot.»
6 Pastaj më tha: «Kjo është fjala e Jehovait drejtuar Zorobabelit: ‘Jo me ndonjë forcë ushtarake, as me fuqinë e njeriut,+ por me frymën time’,+—thotë Jehovai i ushtrive. 7 Kush je ti, o mal i madh?! Para Zorobabelit+ rrafshinë do të bëhesh!+ Ai do ta sjellë gurin më të lartë* të tempullit mes këtyre brohoritjeve: ‘Sa i mrekullueshëm! Sa i mrekullueshëm!’»
8 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 9 «Duart e Zorobabelit i hodhën themelet e kësaj shtëpie+ dhe duart e tij do ta përfundojnë.+ Atëherë do ta merrni vesh se te ju më ka dërguar Jehovai i ushtrive. 10 Kush do ta përbuzte ditën e fillimeve të vogla?!*+ Ata do të gëzojnë kur të shohin plumbçen* në dorën e Zorobabelit. Edhe shtatë sytë e Jehovait do ta shohin; ata e vështrojnë me kujdes gjithë tokën.»+
11 Më pas e pyeta: «Ç’kuptim kanë këto dy pemë ulliri, një në të djathtë dhe një në të majtë të shandanit?»+ 12 E pyeta për herë të dytë: «Ç’kuptim kanë degët* e dy pemëve të ullirit, që nëpërmjet dy tubave prej ari derdhin lëngun e artë?»
13 Ai më tha: «Nuk e di ç’kuptim kanë këto gjëra?»
Unë ia ktheva: «Jo, imzot.»
14 Ai tha: «Këta janë dy të mirosurit* që qëndrojnë pranë Zotërisë së mbarë tokës.»+