-
Të shpëtuar nga një «brez i mbrapshtë»Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
Jezui i quajti krerët fetarë hebrenj «gjarpërinj, pjellë nepërkash» dhe vazhdoi të thoshte se gjykimi i Gehenës do të ekzekutohej mbi «këtë brez». (Mateu 23:33, 36) Megjithatë, a kufizohej ky gjykim vetëm me klerin hipokrit? Aspak. Në një sërë rastesh, dishepujt e Jezuit e dëgjuan atë të fliste për «këtë brez», duke e zbatuar termin në mënyrë uniforme në një kuptim shumë më të gjerë.
-
-
Të shpëtuar nga një «brez i mbrapshtë»Broshura me artikujt e studimit—1995
-
-
13. Në prani të dishepujve të tij, cilët identifikoi dhe dënoi Jezui si «ky brez i mbrapshtë»?
13 Më vonë, në vitin 31 të e.s., ndërsa Jezui dhe dishepujt e tij gjendeshin në udhëtimin e tyre të dytë të predikimit në Galile, «disa skribë dhe farisenj» i kërkuan Jezuit një shenjë. Ai u tha atyre dhe «turmave» që ishin të pranishme: «Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona. Në fakt, ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës. . . . Kështu do t’i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë.» (Mateu 12:38-46) Në mënyrë të dukshme, «ky brez i mbrapshtë» përfshinte krerët fetarë dhe turmat, të cilat asnjëherë nuk e kuptuan shenjën që u plotësua me vdekjen dhe me ringjalljen e Jezuit.d
-