6C Jezui u ringjall ditën «pas sabatit»
Mt 28:1—«Pas sabatit»; Gr., Ὀψὲ . . . σαββάτων (opsé . . . sabbáton)
Në veprën e tij A Greek-English Lexicon of the New Testament, botimi i katërt, Edinburg (1901), fq. 471, autori Xh. H. Thejër thotë: «ὀψὲ σαββάτων, sapo kishte kaluar sabati, pas sabatit, d.m.th. në të aguar të ditës së parë të javës—(një interpretim absolutisht i kërkuar nga specifikimi i shtuar τῇ ἐπιφωσκ. κτλ. [tei epifosk(oúsei) ktl., «kur po zbardhte» etj.], Mt. xxviii. 1.» Gjithashtu ZorellGr, kolona 969, thotë: «post [pas]: ὀψὲ σαββάτων Mt 28:1 ‘post sabbatum’ [‘pas sabatit’]». Veç kësaj, Bauer, fq 601 thotë poshtë fjalës ὀψέ: «pas ὀψὲ σαββάτων pas sabatit Mt 28:1.»