-
‘Vishuni me shpirtgjerësi’Kulla e Rojës—2001 | 1 Nëntor
-
-
«Dashuria është shpirtgjerë»
9. Përse u tha ndoshta Pavli korintasve se «dashuria është shpirtgjerë»?
9 Pavli tregoi se ndërmjet dashurisë dhe shpirtgjerësisë ka një lidhje të veçantë, kur tha: «Dashuria është shpirtgjerë.» (1 Korintasve 13:4) Një studiues biblik, Albert Barnsi, jep idenë se Pavli e theksoi këtë duke pasur parasysh konfliktet dhe grindjet që ekzistonin në kongregacionin e krishterë në Korint. (1 Korintasve 1:11, 12) Barnsi thekson: «Fjala e përdorur këtu [për shpirtgjerësinë] është e kundërt me ngutjen: e kundërt me shprehjet dhe mendimet plot zemërim, si edhe me acarimin. Tregon gjendjen mendore që mund të DUROJË GJATË kur e kundërshtojnë dhe e provokojnë.» Dashuria dhe shpirtgjerësia japin ende një ndihmesë shumë të madhe për paqen e kongregacionit të krishterë.
10. (a) Në ç’mënyrë na ndihmon dashuria që të jemi shpirtgjerë dhe cilën këshillë jep apostulli Pavël në lidhje me këtë? (b) Cilin koment bëri një studiues biblik për shpirtgjerësinë dhe mirëdashjen e Perëndisë? (Shih shënimin.)
10 «Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. Dashuria . . . nuk kërkon interesat e veta, nuk acarohet.» Kështu, në shumë mënyra, dashuria na ndihmon të jemi shpirtgjerë.a (1 Korintasve 13:4, 5) Dashuria bën të mundur që ta durojmë me shpirtgjerësi njëri-tjetrin dhe të kujtojmë se të gjithë jemi të papërsosur e kemi të meta. Na ndihmon të jemi të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe të falim. Apostulli Pavël na inkurajon që të ecim ‘me përulësi të plotë mendjeje, me butësi dhe me shpirtgjerësi, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri, duke u përpjekur me zell që të ruajmë njëjësinë e frymës në lidhjen e paqes’.—Efesianëve 4:1-3.
-
-
‘Vishuni me shpirtgjerësi’Kulla e Rojës—2001 | 1 Nëntor
-
-
a Duke komentuar për thënien e Pavlit se «dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse», studiuesi biblik Gordon D. Fi shkruan: «Në teologjinë e Pavlit, ato [shpirtgjerësia dhe mirëdashja] paraqesin dy anë të qëndrimit hyjnor ndaj njerëzimit (kr. Rom. 2:4). Në njërën anë, vetëpërmbajtja e dashur e Perëndisë shfaqet kur ai e përmban zemërimin ndaj rebelimit të njerëzve; në anën tjetër, mirëdashja e tij gjendet në shprehjet e shumta të mëshirës së tij. Kështu, përshkrimi që i bëri Pavli dashurisë fillon me këtë përshkrim të dyfishtë të Perëndisë, i cili, nëpërmjet Krishtit, e ka treguar veten të vetëpërmbajtur dhe mirëdashës ndaj atyre që meritojnë gjykimin e pafavorshëm hyjnor.»
-