Bota e patriarkëve
STEFANI e nisi fjalimin e tij të famshëm, duke përmendur disa vende gjeografike të atëhershme: «[Jehovai] iu shfaq paraardhësit tonë, Abrahamit, tek ishte në Mesopotami, para se të vendosej me banim në Haran dhe i tha: ‘Dil . . . dhe eja në vendin që do të të tregoj.’» (Ve 7:1-4) Ky urdhër çoi në disa ngjarje vendimtare që ndodhën në Tokën e Premtuar, ku u përfshinë Abrahami, Isaku dhe Jakobi, të cilat lidheshin me qëllimin e Perëndisë për të bekuar njerëzimin.—Zn 12:1-3; Js 24:3.
Perëndia e thirri Abrahamin (ose Abramin) nga Uri, një qytet i begatë i kaldeasve, që asokohe gjendej në krahun lindor të lumit Eufrat. Cilën rrugë do të bënte Abrahami? Nga Kaldea, një zonë e quajtur edhe Sumer ose Shinar, mund të dukej e lehtë të shkoje drejt e në perëndim. Përse duhej shkuar deri në Haran, në veri?
Uri gjendej afër skajit lindor të Gjysmëhënës Pjellore, që shtrihet në formë gjysmërrethi nëpër Palestinë, duke përfshirë edhe pjesën midis lumenjve Tigër dhe Eufrat. Më parë kjo zonë mund të ketë pasur një klimë më të butë. Në jug të vijës së lakuar të kësaj zone shtrihet shkretëtira Siro-Arabike, e karakterizuar nga kodra me gur gëlqeror dhe nga rrafshina ranore. Në një enciklopedi (Encyclopædia Britannica) thuhet se ajo ishte «një pengesë gati e pakapërcyeshme» midis bregdetit mesdhetar dhe Mesopotamisë. Disa karvane mund ta kishin kaluar shkretëtirën nga Eufrati deri në Tadmor, e më pas deri në Damask, por Abrahami nuk e çoi familjen dhe kopetë e tij mes për mes kësaj shkretëtire.
Përkundrazi, Abrahami u ngjit nëpër luginën e lumit Eufrat deri në Haran. Që andej ai mund të kishte ndjekur një rrugë të rrahur nga tregtarët deri në një va në Karkemish, dhe pastaj t’i çonte në jug deri pranë Damaskut për të vazhduar rrugën deri në atë që më vonë u quajt deti i Galilesë. Via Maris ose «Udha e Detit» vazhdonte nga Megidoja deri në Egjipt. Megjithatë, Abrahami udhëtoi nëpër malet e Samarisë dhe në fund i ngriti tendat në Sikem. Pas ca kohësh, ai vazhdoi udhën në jug të asaj zone malore. Mund ta ndiqni udhëtimin e tij në hartë, duke gjetur vendet e përmendura, ndërsa lexoni Zanafillën 12:8–13:4. Vëreni vende të tjera që u bënë pjesë e atyre përvojave të shumëllojshme: Danin, Damaskun, Hobahun, Mamren, Sodomën, Gerarin, Beer-Shebën dhe Moriahun (Jerusalemin).—Zn 14:14-16; 18:1-16; 20:1-18; 21:25-34; 22:1-19.
Duke njohur gjeografinë e asaj zone, sqarohemi edhe për disa ngjarje në jetën e Isakut dhe të Jakobit. Për shembull, ku e dërgoi Abrahami shërbëtorin e tij që të gjente nuse për Isakun, kur ishte në Beer-Sheba? Lart në veri deri në Mesopotami (që do të thotë «vendi mes lumenjve») në viset e Padan-Aramit. Pastaj përfytyroni udhëtimin e lodhshëm me deve që bëri Rebeka deri në Negeb për të takuar Isakun. Ndoshta Negebi gjendej afër Kadeshit.—Zn 24:10, 62-64.
Më vonë djali i tyre Jakobi (Izraeli) bëri një udhëtim të gjatë të ngjashëm me këtë për t’u martuar me një adhuruese të Jehovait. Jakobi ndoqi një rrugë paksa të ndryshme për t’u kthyer në vendin e tij. Pasi kaloi përroin e Jabokut afër Penuelit, Jakobi luftoi me një engjëll. (Zn 31:21-25; 32:2, 22-30) Pikërisht atje e takoi edhe Esau, dhe që të dy shkuan për të banuar në vise të ndryshme.—Zn 33:1, 15-20.
Pasi Dinën, të bijën e Jakobit, e përdhunuan në Sikem, Jakobi shkoi në Bethel. A mund të merrni me mend se sa larg shkuan bijtë e Jakobit për të kullotur kopenë e tij dhe ku i gjeti pastaj Jozefi? Kjo hartë (dhe faqet 18-19) mund t’ju ndihmojnë të shihni largësinë midis Bethelit dhe Dotanit. (Zn 35:1-8; 37:12-17) Vëllezërit e tij ua shitën Jozefin disa tregtarëve që kishin marrë rrugën për të vajtur në Egjipt. Cilën rrugë mendoni se ndoqën ata, kur e morën atë si skllav në Egjipt, gjë që çoi në vajtjen e izraelitëve në atë vend dhe më pas në daljen e tyre prej tij?—Zn 37:25-28.
[Hartat në faqen 7]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Udhëtimet e Abrahamit (shiko botimin)
Udhëtimet e Isakut (shiko botimin)
Udhëtimet e Jakobit (shiko botimin)
Rrugët kryesore (shiko botimin)
Patriarkët (pamja e përgjithshme)
A4 GOSHEN
A5 EGJIPT
B4 SHUR
B5 PARAN
C3 Damask
C3 Dan (Laish)
C4 Sikem
C4 Bethel
C4 Hebron (Kiriat-Arba)
C4 Gerar
C4 Beer-Shebë
C4 SEIR
C4 Kadesh
C5 EDOM
Ç1 Karkemish
Ç2 Tadmor
Ç3 Hobah
D1 PADAN-ARAM
D1 Haran
D2 MESOPOTAMI
E1 Ninevi
E2 GJYSMËHËNA PJELLORE
E3 Babiloni
Ë4 KALDE
Ë4 Ur
[Malet]
C4 M. Moriah
[Masa ujore]
B3 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
[Lumenjtë]
D2 Eufrati
E2 Tigri
Patriarkët (në Tokën e Premtuar)
KANAAN
Megido
GALAAD
Dotan
Sikem
Sukot
Mahanaim
Penuel
Bethel (Luz)
Ai
Jerusalem (Salem)
Betlehem (Efrat)
Mamre
Hebron (Makpelah)
Gerar
Beer-Shebë
Sodomë?
NEGEB
Rehobot?
Beer-Lahai-Roi
Kadesh
Rrugët kryesore
Via Maris
Rruga e mbretit
[Malet]
M. Moriah
[Masa ujore]
Deti i Kripur
[Lumenjtë e përrojtë]
Jaboku
Jordani
[Figura në faqen 6]
Lumi Eufrat pranë Babilonisë
[Figura në faqen 6]
Abrahami jetoi në Beer-Shebë dhe i kulloti kopetë andej rrotull
[Figura në faqen 6]
Lugina e përroit të Jabokut