PERËNDI, PERËNDIA I IZRAELIT
Emri që i vuri Jakobi altarit të parë që ndërtoi pas kthimit nga Harani.
Ngaqë u ndesh në Peniel me engjëllin e Jehovait, Jakobit iu vu emri Izrael dhe, pas takimit paqësor me të vëllanë, Esaun, ai u vendos në Sukot e më vonë në Sikem. Atje bleu prej bijve të Hamorit një ngastër tokë, ku ngriti tendën e tij. (Zn 32:24-30; 33:1-4, 17-19) «Pas kësaj, ngriti atje një altar dhe e quajti Perëndi, Perëndia i Izraelit» ose «Perëndi është Perëndia i Izraelit». (Zn 33:20) Jakobi e quajti veten me emrin e ri, Izrael, dhe e përdori atë emër edhe për altarin. Kështu tregoi se e pranonte dhe e çmonte atë emër, si edhe faktin që Perëndia i kishte prirë dhe e kishte kthyer shëndoshë e mirë në Tokën e Premtuar. Kjo shprehje del vetëm një herë në Shkrime.