-
AnamimiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
ANAMIMI
Emri i një grupi pasardhësish të Kamit nëpërmjet Mizraimit. Meqë Mizraimi u bë sinonim i Egjiptit, ndoshta Anamimi u vendos me banim në atë vend ose në atë zonë. (Zn 10:13; 1Kr 1:11) Në një dokument me shkrim kuneiform të epokës së Sargonit II të Asirisë (gjysma e dytë e shekullit të 8-të p.e.s.) me sa duket quhen «Anami».
-
-
GjenealogjiaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Te Zanafilla 10:13, 14, emrat e pasardhësve të Mizraimit duket se janë në shumës në gjuhën origjinale. Prandaj është hedhur hipoteza se nuk bëhet fjalë për individë, por për emra familjesh ose fisesh. Sidoqoftë duhet mbajtur parasysh se edhe emra të tjerë në numrin dyjës (formë gramatikore e numrit në hebraisht që tregon se bëhet fjalë për dy elemente të të njëjtit lloj), si Efraim, Apaim e Diblaim, si dhe Mizraimi i përmendur më lart, biri i Kamit, i referohen secili një individi të vetëm.—Zn 41:52; 1Kr 2:30, 31; Ho 1:3; 2Kr 28:12.
-