BAALAHU
[vend i padrones].
1. Qytet në kufirin verior të Judës, i quajtur edhe Kiriat-Baal, por i njohur më tepër si Kiriat-Jearim. Tani për tani e lidhin me Deir-el-ʽAzarin (Tel-Kiriat-Jeʽarimin), rreth 13 km në perëndim-veriperëndim të Jerusalemit.—Js 15:9, 10, 60; 18:14; 1Kr 13:6; shih KIRIAT-JEARIMI.
2. Mal në skajin veriperëndimor të Judës, mes qyteteve të Shikeronit dhe Jabnelit, ku kalonte kufiri verior i territorit të Judës. (Js 15:11) Mbase ndodhej në kodrën e Mugarit, tamam në veri të luginës së përroit të Sorekut dhe 3 km në lindje-juglindje të Jabnelit (Javneut të sotëm).
3. Qytet i Judës në rajonin e Negebit (Js 15:29), me sa duket i quajtur Balah te Josiu 19:3 dhe Bilha te 1 Kronikave 4:29. Më pas iu caktua fisit të Simeonit si qytet-enklavë. Vendndodhja e saktë nuk dihet, por duket se ishte në juglindje të Beer-Shebës.