Josiu
15 Vendi që i ra me short*+ fisit të Judës, sipas familjeve, shtrihej deri në kufi me Edomin,+ madje deri në shkretëtirën e Zinit dhe në skajin jugor të Negebit. 2 Kufiri i tij jugor fillonte nga skaji i Detit të Kripur,*+ pra nga gjiri me pamjen nga jugu, 3 shtrihej drejt jugut deri në të përpjetën e Akrabimit+ dhe kalonte nëpër Zin. Pastaj kalonte në jug të Kadesh-Barneas,+ vazhdonte nëpër Hezron, ngjitej deri në Adar dhe kthente në drejtim të Karkaut. 4 Pastaj kalonte në Azmon,+ shtrihej deri në vadin* e Egjiptit+ dhe mbaronte në det.* Ky ishte kufiri jugor.
5 Kufiri lindor ishte Deti i Kripur* deri në mbarim të Jordanit. Kufiri në cepin verior ishte gjiri i detit, në mbarim të Jordanit.+ 6 Kufiri ngjitej deri në Beth-Hoglah,+ kalonte në veri të Beth-Arabahut+ dhe ngjitej deri te guri i Bohanit,+ birit të Rubenit. 7 Në luginën* e Akorit+ ngjitej deri në Debir, kthente drejt veriut deri në Gilgal,+ përballë së përpjetës së Adumimit, që është në jug të luginës,* pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit+ dhe mbaronte në En-Rogel.+ 8 Ngjitej në Luginën e Birit të Hinomit+ deri në shpatin jugor të jebusitëve,+ domethënë në Jerusalem.+ Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ngrihet përballë Luginës së Hinomit në perëndim, që është në skaj të luginës* së Refaimit në veri. 9 Kufiri shkonte nga maja e malit deri te burimi i ujërave të Neftoahut+ dhe shtrihej deri në qytetet e malit të Efronit. Pastaj kufiri shkonte deri në Baalah, domethënë në Kiriat-Jearim.+ 10 Nga Baalahu kthente në perëndim të malit të Seirit dhe kalonte në shpatin verior të malit të Jearimit, domethënë në Kesalon. Pastaj zbriste në Beth-Shemesh+ dhe kalonte nëpër Timnah.+ 11 Kufiri shtrihej deri në shpatin verior të Ekronit+ dhe shkonte deri në Shikeron, kalonte në malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabnel dhe mbaronte në det.
12 Kufiri perëndimor ishte Deti i Madh*+ me bregun e tij. Këta ishin kufijtë përreth territorit të pasardhësve të Judës sipas familjeve të tyre.
13 Ashtu siç e urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes pasardhësve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba ishte ati i Anakut), pra Hebronin.+ 14 Kështu Kalebi dëboi që andej tre bijtë e Anakut:+ Sheshain, Ahimanin dhe Talmain,+ pasardhës të Anakut. 15 Që këtej, ai pastaj shkoi për të luftuar kundër banorëve të Debirit+ (që më parë quhej Kiriat-Sefer). 16 Në atë kohë Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e pushton, do t’i jap për grua vajzën time, Aksën.» 17 Dhe qytetin e pushtoi Otnieli,+ biri i Kenazit,+ vëllait të Kalebit, kështu që ai i dha për grua vajzën, Aksën.+ 18 Ndërsa po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo i tha të shoqit t’i kërkonte babait të saj* një arë, dhe pastaj zbriti nga gomari.* Kalebi e pyeti: «Çfarë do?»+ 19 Ajo iu përgjigj: «Të lutem, më beko me një dhuratë, sepse toka që më dhe në jug* është e thatë, prandaj më jep edhe Gulot-Maimin.»* Kështu ai i dha Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm.
20 Kjo ishte trashëgimia e fisit të Judës, sipas familjeve.
21 Në skaj të territorit të fisit të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin+ në jug, qytetet ishin këto: Kabzeli, Ederi, Jaguri, 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23 Kedeshi, Hazori, Ithnani, 24 Zifi, Telemi, Bealoti, 25 Hazor-Hadatahu, Keriot-Hezroni, domethënë Hazori, 26 Amami, Shemai, Moladahu,+ 27 Hazar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,+ 28 Hazar-Shuali, Ber-Sheba,+ Biziotiahu, 29 Baalahu, Ijimi, Ezemi, 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,+ 31 Ziklagu,+ Madmanahu, Sansanahu, 32 Lebaoti, Shilhimi, Aini dhe Rimoni+—gjithsej 29 qytete bashkë me fshatrat e tyre.
33 Në Shefelah+ ishin: Eshtaoli, Zorahu,+ Ashnahu, 34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami, 35 Jarmuthi, Adulami,+ Sokohu, Azekahu,+ 36 Sharaimi,+ Aditaimi, Gederahu dhe Gederotaimi*—14 qytete me fshatrat e tyre.
37 Zenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38 Dileani, Mizpehu, Joktheli, 39 Lakishi,+ Bozkati, Egloni, 40 Kaboni, Lahmami, Kitlishi, 41 Gederoti, Beth-Dagoni, Namahu dhe Makedahu+—16 qytete me fshatrat e tyre.
42 Libnahu,+ Eteri, Ashani,+ 43 Iftahu, Ashnahu, Nezibi, 44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu—9 qytete me fshatrat e tyre.
45 Ekroni me fshatrat dhe vendbanimet e tij; 46 nga Ekroni drejt perëndimit, tërë ato që ishin përgjatë Ashdodit me fshatrat e tyre.
47 Ashdodi,+ fshatrat dhe vendbanimet e tij; Gaza,+ fshatrat dhe vendbanimet e saj deri në vadin* e Egjiptit, në Detin e Madh* dhe në rajonet fqinje.+
48 Në rajonin malor: Shamiri, Jatiri,+ Sokohu, 49 Danahu, Kiriat-Sanahu, domethënë Debiri, 50 Anabi, Eshtemohu,+ Animi, 51 Gosheni,+ Holoni dhe Gilohu+—11 qytete me fshatrat e tyre.
52 Arabi, Dumahu, Eshani, 53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54 Humtahu, Kiriat-Arba, domethënë Hebroni,+ dhe Siori—9 qytete me fshatrat e tyre.
55 Maoni,+ Karmeli, Zifi,+ Jutahu, 56 Jezreli, Jokdeami, Zanoahu, 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu+—10 qytete me fshatrat e tyre.
58 Halhuli, Beth-Zuri, Gedori, 59 Marati, Beth-Anoti dhe Eltekoni—6 qytete me fshatrat e tyre.
60 Kiriat-Baali, domethënë Kiriat-Jearimi,+ dhe Rabahu—2 qytete me fshatrat e tyre.
61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu,+ Midini, Sekakahu, 62 Nibshani, Qyteti i Kripës dhe En-Gedi+—6 qytete me fshatrat e tyre.
63 Kurse jebusitët+ që banonin në Jerusalem,+ burrat e Judës nuk i dëbuan dot,+ prandaj jebusitët vazhdojnë të banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me popullin e Judës.