Qytet në rajonin malor në jug të Judës, në afërsi të Hebronit. (Js 15:48, 53, 54) Disa studiues hedhin idenë se ndodhej në Kirbet-el-Hadab, rreth 6 km në jugperëndim të Hebronit. Atje janë gjetur mbetje arkeologjike të periudhës izraelite dhe aty pranë ka dy burime uji.