BETH-MERHAKU
[shtëpi e largët].
Kur u largua nga Jerusalemi ngaqë djali i tij, Absalomi, u rebelua, mbreti David ndaloi në Beth-Merhak, mbase shtëpia e fundit e Jerusalemit në drejtim të Malit të Ullinjve para se të kalosh luginën e Kidronit. (2Sa 15:17, 23) Duket se në atë moment mbreti David kaloi në revistë ushtrinë e tij që po dilte matanë luginës, e kjo tregon se Davidi nuk po ikte rrëmujshëm dhe në panik, përkundrazi, po tërhiqej nga qyteti me rregull.—2Sa 15:18-26.