-
AbsalomiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Kaluan dy vjet. Ishte koha e qethjes së deleve, një rast festiv, dhe Absalomi shtroi një gosti në Baal-Hazor rreth 22 km në veri-verilindje të Jerusalemit, ku ftoi bijtë e mbretit dhe vetë Davidin. Kur i ati nuk pranoi të shkonte, Absalomi nguli këmbë që të dërgonte në vend të tij Amnonin, të parëlindurin. (Pr 10:18) Gjatë gostisë, pasi Amnoni ‘erdhi në qejf nga vera’, Absalomi urdhëroi shërbëtorët që ta vritnin. Bijtë e tjerë të mbretit u kthyen në Jerusalem, kurse Absalomi mërgoi te gjyshi i tij sirian në mbretërinë e Geshurit, në lindje të detit të Galilesë. (2Sa 13:23-38) «Shpata» e parathënë nga profeti Natan kishte hyrë në ‘shtëpinë’ e Davidit dhe nuk do të largohej deri në fund të jetës së tij.—2Sa 12:10.
-
-
AmnoniGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Absalomi, vëlla i një barku me Tamarën, e urrente Amnonin për atë që bëri dhe, dy vjet më vonë, në festën e organizuar për qethjen e deleve, urdhëroi shërbëtorët e tij që ta vritnin kur ‘të vinte në qejf nga vera’. (2Sa 13:20-29) Përderisa Amnonit, djalit më të madh të Davidit, i takonte të trashëgonte fronin, Absalomi mund ta ketë dëshiruar vdekjen e tij, pasi kjo ia rriste mundësitë për të fituar fronin. Me këtë ngjarje filloi të përmbushej profecia që shpalli Natani pas kurorëshkeljes së Davidit me gruan e Uriahut.—2Sa 12:10; shih ABSALOMI.
-