KENANIAHU
[ka të ngjarë: i vendosur patundshmërisht nga Jehovai].
1. Një levit, bashkëkohës i mbretit David. ‘Kenaniahu, kreu i levitëve në transport’, ishte mjeshtër shumë i aftë për t’i mësuar të tjerët si të mbartnin siç duhej Arkën e shenjtë.—1Kr 15:22, 25-27.
2. Një kehathit nga familja e Izarit. Kenaniahu dhe bijtë e tij ishin ngarkuar për «punët jashtë», me sa duket në detyrën e gjykatësve dhe të zyrtarëve, të cilët ishin 6.000 kur u numëruan levitët në kohën e Davidit. (1Kr 26:29; 23:1-4, 12) Përderisa në kohën e Moisiut kehathitët mbartnin pajisjet e shenjtërores, ka mundësi që ky të jetë Kenaniahu nr. 1 i përmendur më lart.—Nu 4:4, 5, 15.