MERIB-BAALI
[ndoshta: që lufton me Baalin; ose Baali mbrohet].
Nipi i mbretit Saul, biri i Jonatanit dhe i ati i Mikesë. (1Kr 8:33, 34) Duket se ishte një emër tjetër i Mefiboshetit. Edhe njerëz të tjerë kishin dy emra, si Eshbaali që quhej edhe Ish-Bosheth.—Krahaso 2Sa 2:8 me 1Kr 8:33.
Te 1 Kronikave 9:40 emri Merib-Baal gjendet në dy forma hebraike disi të ndryshme (Merív báʽal dhe Meri-váʽal). Forma e parë del edhe te 1 Kronikave 8:34. Meqë Mefibosheti kishte një djalë me emrin Mika dhe Merib-Baali kishte një djalë me emrin Mikea, del se bëhet fjalë për të njëjtin person. (Krahaso 2Sa 9:12 me 1Kr 9:40.) Në hebraisht, emrat «Mika» dhe «Mikea» kanë një ndryshim fare të vogël në të shkruar.