Libra, libra, libra!
«Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë»,—shkroi Solomoni, mbret i mençur i lashtësisë. (Predikuesi 12:12) Gjatë 1995-s, në Britani ishte botuar afërsisht një libër i ri për çdo 580 persona, duke e bërë atë vend kryesuesin e botës në botimin e titujve të librave të rinj. Kina, vendi më i populluar, e krahasuar me 95.015 botimet e Britanisë, u radhit e dyta me 92.972 botime. Më pas, vinte Gjermania (67.206 tituj) dhe pas saj vinin Shtetet e Bashkuara (49.276) me Francën (41.234). «Shumë nga kryesimi i Britanisë në botë është vetëm për shkak se anglishtja është një gjuhë e përdorur gjerësisht»,—vëren gazeta londineze The Daily Telegraph.
Raportet tregojnë se tregu i shitjes së librave ka qenë në rënie për disa vjet dhe tani vetëm 80 për qind e të rriturve në Britani blejnë një apo më shumë libra në vit. Por, a i lexojnë njerëzit të gjithë librat që blejnë?
Një libër që vazhdon të jetë si më i shpërndari, ashtu edhe më i lexuari është Bibla, tani e disponueshme në pjesë apo si e tërë në mbi 2.120 gjuhë. Nëse ende nuk zotëron një kopje të saj, lidhu me zyrën e Shoqatës Watch Tower që ke më pranë, për të marrë një. Nëse ke një Bibël, nxirre dhe kërko referimet biblike që shfaqen në artikujt e kësaj reviste. Duke bërë kështu, do të zbulosh njohurinë jetëdhënëse të Biblës.