PYETJA 6
Çfarë parathoshte Bibla për Mesinë?
PROFECIA
«Nga ti, o Betlehem-Efratah, . . . do të dalë për mua ai që do të qeverisë në Izrael.»
PËRMBUSHJA
«Pas lindjes së Jezuit në Betlehem të Judesë, në ditët e mbretit Herod, disa astrologë nga Lindja shkuan në Jerusalem.»
PROFECIA
«Mes tyre i ndajnë rrobat e mia dhe për veshjen time hedhin short.»
PËRMBUSHJA
«Pasi e gozhduan Jezuin në shtyllë, ushtarët morën rrobën e tij dhe e ndanë në katër pjesë . . . . Mirëpo veshja e poshtme ishte pa asnjë qepje, e endur nga fillimi në fund. Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Të mos e grisim, por të hedhim short se e kujt do të jetë.’»
PROFECIA
«Tërë kockat e tij, ai i ruan, dhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.»
PËRMBUSHJA
«Kur vajtën te Jezui, panë që tashmë kishte vdekur, prandaj nuk ia thyen këmbët.»
PROFECIA
«Atë e shpuan tejpërtej për shkeljet tona.»
PËRMBUSHJA
«Një nga ushtarët e shpoi në brinjë me heshtë, dhe menjëherë doli gjak e ujë.»
PROFECIA
«Ata ma dhanë pagën: 30 monedha argjendi.»
PËRMBUSHJA
«Pastaj një nga të Dymbëdhjetët, ai që quhej Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjve dhe u tha: ‘Ç’do të më jepni që ta tradhtoj e ta dorëzoj në duart tuaja?’ Ata ranë dakord për 30 monedha argjendi.»