THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 12-13
Ilustrimi i grurit dhe i egjrave
Me anë të ilustrimit të grurit dhe të egjrave, Jezui tregoi si dhe kur do të nxirrte nga gjiri i njerëzimit tërë klasën e grurit të të krishterëve të mirosur; mbjellja filloi në vitin 33 të e.s.
‘Një njeri mbolli farë të mirë në arën e vet’
Mbjellësi: Jezu Krishti
Mbillet farë e mirë: Dishepujt e Jezuit mirosen me frymë të shenjtë
Ara: Njerëzimi
«Kur njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë»
Armiku: Djalli
Njerëzit po flinin: Vdekja e apostujve
«Lërini të rriten bashkë deri kur të bëhen për t’u korrur»
Gruri: Të krishterët e mirosur
Egjrat: Të krishterët e shtirur
«Mblidhni më parë egjrën . . . ; pastaj shkoni të mblidhni grurin»
Skllevërit/korrësit: Engjëjt
Mbledhja e egjrave: Të krishterët e shtirur ndahen nga të krishterët e mirosur
Mblidhen dhe futen në depo: Të krishterët e mirosur mblidhen në kongregacionin e rivendosur
Kur koha e korrjes filloi, çfarë i dallonte të krishterët e vërtetë nga të shtirurit?
Si nxjerr dobi kur e kuptoj këtë ilustrim?